NJOFTIM PËR VETËKANDIDIM PËR ANËTARË TË KOMISIONIT INSTITUCIONAL ZGJEDHOR (KIZ)

Të nderuar,

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë" neni 36 dhe 38; Statutin e UBT-së, miratuar me urdhrin nr. 279, datë 28.07.2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit; Rregulloren “Për organizimin e zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet drejtuese në Universitetin Bujqësor të Tiranës” miratuar me Vendimin e Senatit nr. 7 date 18.04.2024, neni 6 e vijues.

Ju njoftojmë se një nga anëtarët të KIZ (Përfaqësues nga IRGJB) ka dhënë dorëheqjen për arsye personale. Ndodhur në këto kushte, të gjithë të interesuarit personel akademik pranë IRGJB-së ftohen të vetëkandidohen për të qenë anëtar të Komisionit Institucional Zgjedhor (KIZ) nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 6 të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet drejtuese në Universitetin Bujqësor të Tiranës” miratuar me Vendimin e Senatit nr. 7 datë 18.04.2024.

Vetëkandidaturat regjistrohen pranë Sekretarisë se Senatit Akademik deri më datë 08.05.2023 ora 16:30.

(Anëtari i Komisionit Institucional Zgjedhor nuk ka të drejtë të kandidojë, për autoritet drejtuese ose organet drejtuese, të çdo niveli.)

Njoftim për kandidaturat 



Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të Universitetit Bujqësor të Tiranës _ VENDIM Nr.11