UDHËZIM
PËR FUSHATËN
ZGJEDHORE NË UBT
Mbështetur në Ligjin "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë", kreu V, neni 36, dhe Rregulloren "Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT", Neni 4, pika 9; Neni 6, pika 2, gërma a; Neni 7, pika 6; Neni 29; lidhur me fushatën zgjedhore, Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ);
Udhëzon:
1. Fushata zgjedhore për kandidatët e shpallur për autoritetet dhe organet drejtuese të të gjitha niveleve fillon në datën 21 Maj 2024 dhe përfundon në datën 20 Qershor 2024.
3. Fushata zgjedhore përfundon 24 orë para ditës së zgjedhjeve.
4. Dita para datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve deri në mbylljen e votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.
5. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore.
6. Çdo kandidat ka të drejtën të organizojë dhe zhvillojë aktivitete për paraqitjen e programit të tij, sipas kalendarit të bashkërenduar me KZF-në pranë çdo njësie kryesore, duke mos cënuar procesin mësimor.
7. Kandidatët e shpallur nga KIZ/KZF për të nivelet për autoritete dhe organe drejtuese në UBT duhet të paraqesin kërkesën e tyre me shkrim drejtuar KZF-ve për kohën dhe vendin për zhvillimin e elektoral.
8. KZF miraton kërkesat për zhvillimin e aktiviteteve elektorale dhe harton kalendarin e zhvillimit të tyre.
9. Një kopje e kalendarit të hartuar nga KZF-të e njësive kryesore të dërgohet për njoftim në KIZ.
10. Administratorët dhe administrata e UBT-së duhet tu krijojë kushte të përshtatshme dhe të barabarta të gjithë kandidatëve Për të zhvilluar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës elektorale.
11. Në përputhje me kërkesën e kandidatit, bashkërenduar me kalendarin e miratuar nga KZF-të Për kohën dhe vendin Për zhvillimin e aktivitetit, KZF njofton administratorin të njësisë kryesore Për zhvillimin e aktivitetit.
12. Adminisfratori i njësisë kryesore merr të gjitha masat e nevojshme Për zhvillimin e tij, pa cënuar procesin mësimor që zhvillohet në Fakultet.
13. Adminisfratori i njësisë kryesore duhet të udhëzojë kandidatët Për vendin e vendosjes sä programeve të tyre elektorale, posterave, njoftimeve Për takimet elektorale etj. pranë këndit të zgiedhjeve të njësive kryesore.
14. Administratorët dhe administrata e UBT-së në asnjë rast nuk duhet të përfshihen në procesin zgjedhor në favor të ndonjë kandidati,
KIZ_UDHEZIM_