UDHËZIME PËR PROÇESIN ZGJEDHOR

UDHËZIME PËR PROÇESIN ZGJEDHOR
I/E NDERUAR ZGJEDHËS!
(Personel Akademik/Student) 

1. Votimet për autoritetet drejtuese të gjitha niveleve dhe Senatin Akademik në UBT zhvillohen në datën 21 Qershor 2024 e caktuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit për proçeset zgjedhore të radhës.

2. Proçesi i votimit pranë Qendrave të Votimit (KZF ose KQV) në çdo Fakultet fillon në orën 8:00 dhe mbyllet në orën 16:00 të ditës së zgjedhjeve.

3. Zgjedhësit qëndrojnë në radhe jashtë qendrave të votimit të njësive përkatëse dhe futen njëri mbas tjetrit për të votuar me thirrjen nga ana e një prej anëtarëve të komisionit.

4. Zgjedhësi i radhës identifikohet pranë Komisionit të Qendrës së Votimit (KZF ose KQV) me mjet identifikimi (letërnjoftim/ pasaport/kartë studenti).

5. Zgjedhësi pas identifikimit nënshkruan në listen e zgjedhësve anash emrit të tij.

6. Zgjedhësi tërheq pranë komisionit fletët e votimit për kategoritë përkatëse të cilat duhet të jenë secila e vulosur në pjesën e pasme me vulën e KZF/KQV-së.

7. Zgjedhësi pasi merr fletët e votimit shkon në dhomën e fshehtë dhe në fletën e votimit në krah të emrit të kandidatit vendos shenjën „X" / „+" ose ndonjë shenjë tjetër të qartë që tregon zgjedhjen e bërë prej tij.

8. Në rastin kur për autoritet drejtues konkurron vetëm një kandidat zgjedhësi voton një nga alternativat e shkruara krahas emrit të kandidatit "Pro" Ose "Kundër".

9. Në fletën e votimit për anëtarë të Senatit Akademik shënon, ne krah te emrave të kandidatëve Shenjën "X"/ "+" Zgjedhësi duhet të shënojë aq emra sa është numri i mandateve në Senatin Akademik që i përkasin njësisë kryesore përkatëse.

10. Numri i shenjave që vendos në fletën e votimit është e udhëzuar në fletën e votimit.
KUJDES: Më parë se të ushtroni të drejtën e votës, shiko shënimet në fund të fletës  votimit.

11. Pasi bën shënimin në fletën e votimit, i palos fletët në mënyrë që shenja të mos jetë e dukshme, del nga dhoma e fshehtë, i hedh fletët në kutitë përkatëse të votimit dhe largohet nga qendra e votimit.

12. Nuk lejohet plotësimi i fletëve të votimit jashtë dhomës së fshehtë.

13. Në rast se ndonjë fletë votimit dëmtohet ajo i kthehet komisionit dhe tërhiqet fletë tjetër votimi.

14. Në Qendrën e Votimit ndalohet kategorikisht përdorimi i mjeteve të komunikimit apo regjistrimit nga ana e votuesit.

15. Në qendrën e votimit ndalohet qëndrimi i personave të tjerë me përjashtim të anëtareve dhe sekretarit të KZF/KQV/KIZ, votuesve të radhës, vëzhguesve të akredituar dhe përfaqësuesve të MASR.

16. Në mjediset e njësive kryesore, ku kryhet procesi i votimit ndalohet rreptësishtë çdo lloj forme fushate zgjedhore për kandidatët konkurrentë.

17. Mbas orës 16:00 dhe mbylljes së Qendrës së Votimit, në të lejohet të qëndrojnë vetëm anëtaret dhe sekretari i KZF/KQV/KIZ, vëzhguesit e akredituar, kandidatet dhe përfaqësuesit e MASR.


Udhezim KIZ_Dita e votimit 

KIZ_Lista e kandidatëve për Senat Akademik dhe Rektor