Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit _ NJOFTIM

Të nderuar studentë,

Universiteti Bujqësor i Tiranës, është në vijim të proçesit zgjedhor, për zgjedhjen e autoriteteve dhe organet drejtuese, i cili përmbyllet në ditën e votimit, datë 21.06.2024. 
Ditën e premte, më datë 21.06.2024, zhvillohen zgjedhjet për organet dhe autoritetet drejtuese të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ju bëjmë me dije se:

Studentët e ciklit të parë të studimeve Bachelor, ciklit të dytë të studimeve Master Profesional dhe Programet Profesionale 2-vjeçare do të votojnë pranë KQV-së, në sallën B101.

Studentët e cildit të dytë të studimeve 'Master Shkencor', dhe studentët e ciklit të tretë të studimeve Master Ekzekutiv dhe 'Doktoraturë' do të votojnë pranë KZF-FEA, në sallën Behar Male.

Ju keni të drejtë të votoni për Rektor, Dekan, Përfaqësues të Studentëve në Senatin Akademik (tre përfaqësues nga tre fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës).

Ju mund të paraqiteni pranë qendrës së votimit nga ora 08:00 - 16:00 me një mjet identifikimi.

Ju lutem ushtroni të drejtën tuaj të votës dhe zgjidhni përfaqësuesit tuaj.

Kryetar i KZF-FEA
Elona FEJZAJ

Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit _ VENDIM Nr.12