VENDIM
Nr. 10, datë 05.06.2024
PËR
MIRATIMIN E SALLAVE TË VOTIMIT
(KATEGORINË STAF AKADEMIK DHE STUDENT)
Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015, "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë"; të Rregullores për "Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në UBT",
VENDOSI;
1. Miratimin e sallës "Behar Male" për Komisionin Qendror të KZF-FEA, që do të shërbejë si qendër votimi numër 1 ku do të votojë stafi akademik.
2. Miratimin e sallës BIOI për Komisionin e Qendrës së Votimit për studentët, që do të shërbejë si qendër votimi numër 2 ku do të votojnë studentët.
3. Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.