VENDIM
Nr. 9, datë 03.06.2024
HAPJEN E PROÇESIT TË APLIKIMIT TË KANDIDATËVE PËR ANËTARË (STAF AKADEMIK DHE STUDENTË) TË KOMISIONIT TË QENDRËS SË VOTIMIT (KQV) NË FEA, UBT
Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015, "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”; të Rregullores për ”0rganizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në UBT”, kreu II, neni 9, pika l, 2 dhe 4.
VENDOSI;
1. Krijimin e një Komisioni Qendror të Votimit (KQV), pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT
2. Të shpallë hapjen e aplikimeve të kandidatëve për anëtarë (staf akademik dhe studentë) të Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV).
3. Data e fillimit të regjistrimit për anëtarë të Komisionit Qëndror të Votimit (staf akademik, studentë) është 03/06/2024, dhe data e përfundimit është 06/06/2024, përgjatë orarit 09:00 — 13:00.
4. Kandidatët duhet të paraqesin kërkesën për aplikim dhe dokument identifikimi (fotokopje).
5. Aplikimet e kandidatëve do të dorëzohen pranë zyrës së KZF-FEA (Zyra A 1 11).
6. Anëtari i KQV-së nuk mund të kandidojë për asnjë post drejtues ose për anëtar në Senatin Akademik.
7. Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
VENDIM Nr.9