Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Pyjore _ VENDIM Nr.5

VENDIM

Nr. 5, datë 13.05.2024

Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i mbledhur sot më datë 13.05.2024, mbështetur në Ligjin “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, kreu V, neni 36, “Për zhvillimin e procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”; në Rregulloren ”Për Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në UBT”, si dhe në Vendimin Nr. 24, datë 13.05.2024 të KIZ të UBT:

VENDOSI:

1.     Hapjen e procesit të pranimiot të aplikimeve për regjistrimin e kandidatëve për kategorinë “Drejtues i Njësisë Kryesore” dhe “Drejtues i Njësisë Bazë” në FSHP të UBT gjatë periudhës 13/05/2024 deri 17/05.2024, përgjatë orarit 08.30 – 16.00 pranë Zyrës së KZFSHP në godinën e FSHP, Nr.203.

2.     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim 5 KZF FSHP 

Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Pyjore _ VENDIM Nr.4