VENDIM
Nr. 6, datë 15.05.2024
Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i mbledhur sot më datë 15.05.2024, mbështetur në Ligjin “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, kreu V, neni 36, “Për zhvillimin e procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”; në Rregulloren ”Për Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në UBT, si dhe bazuar në “Listën e zgjedhësve për personel akademik në Fakultetin e Shkencave Pyjore” Nr.213 Prot, datë 13.05.2024 të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të UBT:
VENDOSI:
1.
Shpalljen dhe afishimin e listave paraprake të Zgjedhësve për personel akademik në Fakultetin e Shkencave Pyjore në Këndin Zgjedhor të FSHP.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,
Vendim 6 KZF FSHP