Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Pyjore _ VENDIM Nr.7

VENDIM

Nr. 7, datë 16.05.2024

Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i mbledhur sot më datë 16. 05. 2024, mbështetur në Ligjin “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, kreu V, neni 36, “Për zhvillimin e procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”; në Rregulloren ”Për Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në UBT, si dhe bazuar në “Listën e zgjedhësve për personel akademik në Fakultetin e Shkencave Pyjore” Nr.213 Prot, datë 13.05.2024 të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të UBT, pasi mori në dorëzim sot më datë 16.05.2024  listat e zgjedhësve për personel akademik në Fakultetin e Shkencave Pyjore, firmosur dhe sigluar nga Dekani i FSHP Prof. Assoc. Dr. Leonidha Peri:

VENDOSI:

1.   Shpalljen dhe afishimin e listave përfundimtare të Zgjedhësve për personel akademik në Fakultetin e Shkencave Pyjore në Këndin Zgjedhor të FSHP.

2.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,

Vendim 7 KZF FSHP 

Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Pyjore _ VENDIM Nr.6