Duke filluar nga 25 Janar 2023 deri në 28 Shkurt 2023 fillon afati i pranimit të kërkesave për regjistrim në Programin e Studimeve të Doktoraturës, në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare për vitin akademik 2022-2023. Kohë zgjatja e këtyre programit të doktoraturës është nga 3 deri në 5 vite.
Qëllimi themelor i programit të doktoraturës në “Shkenca Veterinare” është thellimi i njohurive shkencore dhe përvetësimi i metodave bashkëkohore të kërkimit shkencor nga kandidatët që vijojnë ciklin e studimeve doktoraturë. Kërkimi shkencor në Veterinari në fushën Shkencat Veterinare sipas standardeve ndërkombëtare të kërkimit/shkencës, fokusohet në studimin e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve dhe dëmtimeve te kafshët, dhe kujdesi i tyre i përgjithshëm shëndetësor, në drejtimet kryesore, Kujdesi shëndetësor i kafshëve, Mirëqenia e kafshëve, Mjekësia veterinare parandaluese, Shëndeti publik dhe Siguria ushqimore dhe Shkenca e riprodhimit të kafshëve.
Programi i Studimeve të Doktoraturës në “Shkenca Veterinare” nëpërmjet profilit kërkimor në fushat thelbësore të mjekësisë veterinare do synoj të zgjidhë problematika që kanë lidhje me trajtimin e kafshëve, çështje në shëndetin publik veterinar, mbrojtjen e njerëzve dhe mjedisit, diagnostikimin klinik dhe laboratorik, luftimin parandalues të sëmundjeve infektive dhe zoonozave, planifikimin dhe pjesëmarrjen në programet për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve në fermat blektorale dhe prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore, zhvillimin e të gjitha formave të mbrojtjes së kafshëve dhe mjedisit, dhe etikën në komunikim dhe marrëdhëniet ndaj kafshëve.
Numri maksimal i studentëve që do të pranohen në Programin e Doktoraturës në “Shkenca Veterinare” për vitin akademik 2022-2023 është 10 studentë doktorant, kryesisht nga Shqipëria, Republika e Kosovës dhe kandidatë me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
A. Kërkesat për regjistrimin e kandidatëve në Programin e Doktoraturës “Shkenca Veterinare”
Për të kryer regjistrimin në programin e studimit të doktoraturës në “Shkenca Veterinare”, aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:
të ketë angazhim akademik pranë një Institucioni të Arsimit të Lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar;
të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, ose një diplomë ekuivalente me MSc në shkencat veterinare ose degë të përafërta si psh shkencat e natyrës, biologjike, mjekësore, mjedisit, ushqimit etj.
kandidati duhet të ketë një vlerësim mesatar të përgjithshëm me notë mesatare mbi 8;
të ketë përgatitur një projekt-propozim bindës, bazuar në projektin kërkimor – shkencor në fushën e kërkimit që mbulon njësia bazë:
të ketë mbështetje financiare për realizimin e projektit kërkimor – shkencor (shpenzime të detikuara vetëm për studimin kërkimor) të aprovuar;
të ketë të mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht.
Për kandidatët që kanë fituar një diplomë pas përfundimit të një programi studimi të kryer në një nga pesë gjuhët e lartpërmendura, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e kriterit të gjuhës së huaj.
të ketë dy rekomadime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës.
Vetëdeklarimi i aplikantit se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike.
B. Dokumentat për aplikim
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Zv/Dekanit për programet e studimeve të ciklit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, dosjen me dokumentacionin e kërkuar dorazi ose me postë duke filluar nga data 25 Janar deri në datë 28 Shkurt 2023.
Dosje duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme:
Kërkesë personale drejtuar njësisë bazë ose kryesore, përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e studimeve të ciklit të tretë;
CV personale dhe një listë e punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë pjesë e dosjes së aplikimit (në rastin kur personi që aplikon ka të tilla);
Kopje të noterizuara të diplomës universitare, kopje të noterizuar të diplomës “Master i shkencave” (ose të një diplomë ekuivalente me të si “DND”), si dhe kopje të noterizuar të listës së notave për të gjitha nivelet e studimeve/diplomave. Kriteri lidhur me notën mesatare që kërkohet për kualifikim, është përcaktuar specifikisht nga njësitë kryesore sipas fushave të studimit që ofrojnë.
Vërtetim që është personel akademik në njërën prej njësive bazë të UBT-së; vërtetim që është personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë; vërtetim që është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
Fotokopje e ID ose pasaportës;
Dy fotografi;
Dy rekomandime nga persona me titull akademik;
Një deklaratë nëpërmjet së cilës pranohet shlyerja e të gjitha detyrimet financiare, lidhur me koston e studimeve sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së;
Projekt-propozimin në të cilin të përcaktohet fusha me interes për ndjekjen e studimeve të ciklit të tretë se bashku me emrin e udhëheqësit shkencor;
Për aplikantët që nuk janë staf akademik i njësive përbërëse të UBT-së, përveç pagesës së tarifës zyrtare, kërkohet konfirmimi/dokumentimi që vërteton përballimin e të gjitha shpenzimeve dhe kostove të studimeve të doktoraturës, nëpërmjet depozitimit të projektit shkencor të fituar apo ndonje kontrate financiare të vlefshme, sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së;
Kandidati duhet të dorëzojë dëshmi origjinale ose të noterizuar të njohjes së njërës prej gjuhëve të huaja (përkatësisht gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës gjermane, gjuhës italiane ose gjuhës spanjolle). Dokumenti i njohjes së gjuhës së huaj mund të jetë një çertifikatë, diplomë ose dëshmi e lëshuar nga subjekti të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testimeve ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre.
Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim në vlerën 2000 (dy mijë) lekë.
Aplikimet që nuk përmbajnë dokumentet e sipërpërmendura nuk merren në konsideratë. Dokumentat e dorëzuara gjatë këtij aplikimi, nuk mund të tërhiqen nga aplikanti, por arkivohen në institucion.
Dokumentat duhet të dorëzohen tek Zv/Dekani për Shkencën dhe Projektet në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare Dr. Sonila Çoçoli
adresa e e-mail-it: scocoli@ubt.edu.al
Tel: 0696989401