Program Doktorature në : “Shkenca Bujqësore”; “Shkenca Mjedisore”; “Ekonomi dhe Agrobiznes”; “Shkenca dhe Bioteknologjia Ushqimore” dhe “Shkenca Veterinare”.
UBT nis bashkëpunimin me Universitet më të njohura në Evropë, mbështetur nga Qeveria Gjermane



Me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ, Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ofrojë për herë te pare një program të përbashkët me universitetet e mirënjohura në Europë, nga i cili do të përfitojnë 30 studentë ekselentë dhe profesionistë të rinj në bujqësi.

 

Ky program synon përfshirjen e sa më shumë të rinjve në sektorin bujqësor dhe rural, kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universitetit, sektorit publik dhe privat në Shqipëri si dhe integrimin e njohurive teorike me ato praktike, duke përfshirë shembujt më të mirë të Bashkimit Evropian.

 

Studentët do të mund të aplikojnë në programet e doktorature në: Shkenca Bujqësore, Ekonomi dhe Agrobiznes, Shkenca Mjedisore, Shkenca dhe Bioteknologjia Ushqimore dhe Shkenca Veterinare. Ndërsa disa prej universiteteve pjesë e këtij program janë: Universiteti Giessen (Gjermani)Instituti IAMO (Gjermani)Universiteti Karlsruhe (Gjermani), University of Hohenheim (Gjermani), Universiteti BOKU (Austri), etj.

 

Të rinjtë e interesuar që plotësojnë kriteret për këto programe mund të marrin informacion pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (https://ubt.edu.al/)

ose përmes emailit: dr.prog.aplikim@ubt.edu.al. Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrës së Projekteve në Universitetin Bujqësor të Tiranës deri më 22 Shkurt 2022.

 

Programi i studimeve të doktoraturës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i financuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ, zbatohet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Universiteti Bujqësor i Tiranës hap thirrjen për aplikime për tu regjistruar në programet e studimit të ciklit të tretë “Doktoraturë” për vitin akademik 2022-2023.