Thirrje për Aplikim për programin e studimeve të ciklit të tretë “Doktoraturë” pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.



Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, hap thirrjen për aplikim në Programin e Studimit të Ciklit të Tretë “Doktoraturë” në Ekonomi dhe Agrobiznes.

Për sa më sipër ftohen të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret ligjore të renditura në listën e kritereve (në përputhje me Ligjin Nr. 80/2015 “Për arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”) të aplikojnë në programin e studimit të ciklit të tretë “Doktoraturë” në Ekonomi dhe Agrobiznes.

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentacionin e kërkuar në seksionin e dokumentacionit dorazi ose me postë pranë Departamentit “Drejtim Agrobiznesi”, Godina A, Zyra Nr. 211, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, duke filluar nga data 25 Janar 2023 deri në 28 Shkurt 2023.


  1. KRITERET E PRANIMIT NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATURË NË “EKONOMI DHE AGROBIZNES”

  1. Aplikanti/ja (sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 78, pika 1) duhet:

  1. Të ketë përfunduar dhe të zotërojë diplomë të Studimeve të Larta Universitare. 

  2. Të ketë përfunduar dhe të zotërojë një diplomë Master i Shkencave (M.Sc.) ose ekuivalente me të.

  1. Diplomat e fituara në një nga Institucionet e Arsimit të Lartë jashtë Republikës së Shqipërisë duhet të jenë të njësuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

  2. Aplikanti/ja duhet të ketë notë mesatare 8 e lartë për çdo njërin prej cikleve të studimit (cikli i parë i studimeve Bachelor dhe cikli i dytë i studimeve Master i Shkencave ose të diplomave ekuivalente me to).

  3. Të jetë personel akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës, personel akademik në një Institucion tjetër të Arsimit të Lartë, ose personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar (sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 79, pika 2). 

  4. Aplikanti/ja duhet të ketë njohje të njërës prej pesë gjuhëve të huaja si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, të vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre në përputhje me përcaktimet e Udhëzimit Nr. 52, datë 03.12.2015, përkatësisht pika 1, 3 dhe 4 e Udhëzimit).

  5. Aplikantët që kanë fituar një diplomë pas përfundimit të një programi studimi të kryer në një nga pesë gjuhët e mësipërme, dhe e kanë njësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit shërben si dëshmi për plotësimin e kriterit të gjuhës (sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 78, pika 3).

  6. Aplikanti/ja duhet të hartojë një Projekt Propozim (Aneksi 1_Template_Projekt Propozim) në përputhje me Fushat e kërkimit (Aneksi 2_Fushat e kerkimit te miratuara nga FEA).

  1. DOKUMENTAT E KËRKUARA PËR APLIKIM

  1. Kërkesë personale drejtuar Departamenti Drejtim Agrobiznesi si njësi përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e studimeve të ciklit të tretë në FEA. 

  2. CV personale dhe nje listë e punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë pjesë e dosjes së aplikimit (në rastin kur personi që aplikon ka të tilla).

  3. Kopje të noterizurara të diplomave (Bachelor, Master i Shkencave ose të një diplome ekuivalente me të), si dhe kopje të noterizuar të listës së notave për të gjitha nivelet e studimeve/diplomave të arsimit të lartë. 

  4. Vërtetim që është personel akademik në njërën prej njësive bazë të UBT-së; vërtetim që është personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë; vërtetim që është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. 

  5. Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.

  6. Dy fotografi.

  7. Dy rekomandime nga persona me titull akademik.

  8. Një deklaratë nëpërmjet së cilës pranohet shlyerja e të gjitha detyrimet financiare, lidhur me koston e studimeve sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së.

  9. Një propozim në të cilin të përcaktohet fusha me interes për ndjekjen e studimeve të ciklit të tretë se bashku me emrin e udhëheqësit shkencor.

  10. Për aplikantët që nuk janë staf akademik i njësive përbërëse të UBT-së, përveç pagesës së tarifës zyrtare, kërkohet konfirmimi/dokumentimi që vërteton përballimin e të gjitha shpenzimeve dhe kostove të studimeve të doktoraturës, nëpërmjet depozitimit të projektit shkencor të fituar, kontratë financiare të vlefshme ose deklaratë personale përballimit të shpenzimeve.

  11. Kandidati duhet të dorëzojë dëshmi origjinale ose të noterizuar të njohjes së njërës prej gjuhëve të huaja (përkatësisht gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës gjermane, gjuhës italiane ose gjuhës spanjolle). Dokumenti i njohjes së gjuhës së huaj mund të jetë një çertifikatë, diplomë ose dëshmi e lëshuar nga subjekti të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testimeve ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre.

  12. Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim në vlerën 2000 (dy mijë) lekë.

Aplikimet që nuk përmbajnë dokumentet e sipërpërmendura nuk merren në konsideratë.

Dokumentat e dorëzuara gjatë këtij aplikimi, nuk mund të tërhiqen nga aplikanti, por arkivohen në institucion.

Për informacion më të detajuar lidhur me procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe pranimit ju lutem referojuni në FEA duke vizituar faqen web të Universitetit Bujqësor të Tiranës: https://ubt.edu.al/njoftime/.



Aneks 1: Projekt Propozimi Kërkimor Shkencor për Doktoraturë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

  1. Të tregohet në faqen e hyrëse fusha e përzgjedhur e kërkimit dhe aksi kërkimor [nga fushat e miratuara të kërkimit të FEA-s, (shiko Aneks 2) si edhe udhëheqësi shkencor i propozuar (një nga anëtarët e personelit akademik të kategorisë Profesor dhe Profesor i Asociuar në FEA). 

  2. Abstrakt (deri 300 fjalë, shqip dhe anglisht).

  3. Përshkrimi i situatës aktuale (përshkruani situatën aktuale të fushës kërkimore, problematika apo hendeku në literaturë, konteksti dhe arsyetimi që justifikon ndërmarrjen e këtij projekt propozimi, deri në 500 fjalë).

  1. Pyetja kërkimore dhe objektivat e kërkimit (evidentoni qartë pyetjen/pyetjet kërkimore dhe listoni objektivat e kërkimit, deri në 500 fjalë).

  2. Rishikimi i literaturës (Max 1 faqe).

  3. Metodologjia e kërkimit të projekt propozimit (përshkrimi i detajuar i metodologjisë së kërkimit shkencor, deri në 500 fjalë).

  4. Rezultatet e pritura të projekt propozimit (rezultatet të lidhura me objektivat e kërkimit, deri në 500 fjalë).

  1. Planifikimi kohor (skedulim i projekt propozimit në kohë, shikoni tabelën 1).

  1. Burimet dhe Kostot (në formë tabelare dhe me komente).

  2. Referenca (duke ruajtur renditjen alfabetike dhe konsistencën sipas stilit APA). 

Tabela 1: Planifikimi kohor (Përdorni një format Gantt Chart të ngjashëm me shembullin më poshtë)





Aneks 2: Fushat e Kërkimit të Miratuara nga FEA


Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Fushat me interes kërkimor

Grup fusha

Akset e kërkimit

Menaxhimi i bizneseve bujqësore

  • Strategjitë e menaxhimit të inputeve dhe outputeve në bujqësi

  • Veprimi kolektiv- koperimi horizontal përcaktuesit dhe efektet

  • Veprimi  kolektiv- Kooperimi vertikal mes fermerëve, përcaktuesit dhe efektet (Qasje kërkim për veprim- action research)

  • Vlerësimi i efiҁencës së fermave bujqësore sipas strukturës së tyre (Qasje kërkim për veprim- action research)

Menaxhimi i Agrobizneseve


Menaxhimi i Turizmit Rural

  • Strategjitë dhe politikat e menaxhimit të agrobiznesit 

  • Standardet në lidhje me ushqimit (harmonizimi në EU) dhe aspekte  të menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë në organizatat e agrobiznesit/organizatat e prodhimit të ushqimit.

  • Probleme të menaxhimit dhe marketingut, tregjeve.

  • Turizmi Rural, destinacionet turistike si edhe turizmi alternativ (ekoturizëm, agroturizëm, turizmi aventurës etj).

  • Studimi i faktorëve të jashtëm frenues që ndikojnë në performancën e ndërmarrjeve të agropërpunimit.

  • Analiza e tregjeve të brendshme dhe potencialet eksportuese të ndërmarrjeve të agrobiznesit.

  • Studimi i problematikave të ndërmarrjeve të agrobiznesit sipas madhësive të tyre- Analiza e problematikave dhe nevoja për ndërhyrje të specializuar.

  • Analiza e cluster-ave në turizëm.

  • Studimi i kapaciteteve të burimeve njërëzore të agrobizneseve, nevoja për të përshtatur ofertën e fuqisë punëtore me njohuri të reja të specializuara, menaxhimi i profesioneve të reja.


Menaxhimi i institucioneve publike

  • Studimi i impaktit të modeleve të menaxhimit te insitucioneve publike 

Studimi i zinxhirit të vlerës

  • Probleme të menaxhimit dhe marketingut në zinxhirin e furnizimit/vlerës/ofertës për produktet ushqimore përfshire cluster-at.

  • Studimi i zinxhirit të vlerës në disa sektorë agroushqimor si frutat perimet, drithrat, mishi, peshku, qumështi, pijet alkoolike, pije freskuese, uji duke mbajtur në konsiderate peshën e aktorëve, marrëdhëniet mes tyre, infleuncën e ndikimit të zhvillimit të tyre te performanca e aktorëve të tjerë në zinxhir.

  • Analiza e sjelljes konsumatore. 

  • Politikat dhe strategjitë e zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm

Konkurueshmëria e zonave rurale

  • Konkurueshmëria e sektorit bujqësor (testimi i kapacitetit shpjegues të teorive të tregtisë ndërkombëtare si avantazhi krahasues, disponibilitetit të burimeve, teorisë së ekonomisë së shkallës, në kontekstin e një vendi në tranzicion me institucione akoma në konsolidim; si dhe testimin e Teorisë Klaster si alternativë e teorive të konkurrueshmësë sektoriale.)

  • Konkurueshmëria e zonave rurale: Testimi “Paradigma e Re e Zhvillimit Rural” në kushtet e një vendi në tranzicion, pamjaftueshmëri kulture demokratike dhe shoqërisë civile

  • Përcaktuesit e inovacionit (Analiza e promotorëve të inovacionit në zonat rurale, shërben si një analizë e mundësisë së zhvillimit të këtyre zonave. Faktorët të cilët çojnë në identifikimin e këtyre promotorëve dhe në rritjen e mundësive për zhvillimin e integruar të këtyre zonave)

  • Ekonomia e tokës-Tregu i tokës (Integrimi i strukturave agrare me problematikat e pronësisë mbi tokën në politikat e zhvillimit të integruar të zonave rurale kombëtare dhe rajoinale)


Ҫështje sociale në zonat rurale

  • Matja dhe përcaktuesit e varfërisë rurale.

  • Të ardhurat në vlerësimin e varfërisë kronike

  • Përcaktuesit e aksesit në burime dhe shërbime.

  • Qasja e gatishmërinë e tyre për të paguar (ËTP) për burime dhe shërbime në bujqësi

  • Përcaktuesit dhe efektet e migracionit


Ҫështje të menaxhimit të burimeve natyrore dhe mjedisit

  • Administrimi i burimeve natyrore

  • Sistemet e integruara të burimeve natyrore në përdorim të disa aktorëve të cilët kanë objektiva të ndryshme nga njëri tjetri duke përdorur simulime të modelizuara të sjelljes së tyre me qëllim arritjen e shfrytëzimit optimal të burimit në të cilin evitohen sjellje të “pasagjerit klandestin”

Ҫështje horizontale me fokus bujqësinë dhe zonat rurale

  • Analiza përfitime- kostot e investimeve publike në bujqësi dhe zona rurale. 

  • Vlerësimi i impaktit të politikave publike në zonat rurale.

  • Sistemet agrare.

  • Tiplologjia e sistemeve agrare si mundësi për të organizuar politikat publike në mbështetje të bujqësisë.

Financimi i sektorit bujqësor

  • Financat rurale.

  • Analiza e skemave të mbështetjes financiare në sektorin bujqësor.

  • Menaxhimi, vendimarrja financiare dhe risku financiar në njësitë ekonomike dhe institucionet financiare.

  • Politikat monetare dhe fiskale ne kuadër të mbështetjes së sipërmarrjes private dhe zhvillimi ekonomik.

  • Implementimi i standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit në njësitë ekonomike

Sistemet e informacionit në sektorin bujqësor


  • Rëndësia dhe ndërtimi i aplikacioneve/softëare informatike/ sistemeve gjitheperfshirese dixhitale në mbështetje të zhvillimit të agrobiznesit dhe fermerëve shqiptarë.

  • Vlerësimi dhe rëndësia e përdorimit të Biznesit Inteligjent (BI) në sistemet elektronike qeveritare në funksion të zhvillimit bujqësor (Government data - farming).

  • Vlerësimi i rëndësisë së përdorimit të e-agriculture (metoda inovative për zhvillimit e sektorit të agrobiznesit), për produktet tipike vendase dhe ndikimi i saj në të ardhurat e familjeve në zonat rurale.

  • Përdorimi i metodave matematikore e statistikore në sektorin bujqësor.

Thirrje për aplikim në programin e Doktoraturës “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” ofruar nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimeve