Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë (DVBSC) bën me dije se gjatë gjithë periudhës shkurt - mars 2023 u pritën Grupet e Vlerësimit të Jashtëm për akreditimin e 10 programeve të studimit në UBT.
Takimet zhvillohen në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Procesi u zhvillua në një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet fakulteteve dhe Drejtorisë së Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë.
Përkatësisht bëhet fjalë për programet nga:
I - Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
1. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në "Kontabilitet dhe Auditim",
2. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në "Financë Bankë",
3. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në "Menaxhim i Turizmit Rural",
4. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në "Menaxhim Informacioni në Agrobiznes",
5. Programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në "Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural",
6. Programi i studimit me karakter profesional 2 (dy) vjeçar në "Menaxhim Sistemesh Informacioni",
7. Programi i studimit me karakter profesional 2 (dy) vjeçar ne "Agroturizëm dhe Mikpritje".
II - Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
1. Programi i ciklit të dytë Master i Shkencave "Bioteknologji Ushqimore".
2. Programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në "Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit".
III - Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
1. Programi i ciklit të parë Bachelor në "Menaxhimin e Burimeve Natyrore".