Drejtoresha e Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Alketa Grebcka informon stafin e UBT mbi projektet nga AKKSHI për Projekte Kombëtare të Kërkim Zhvillimit (PKKZH) dhe Projekte të Teknologjisë dhe Informacionit (PTI).
Pedagogët ftohet të marrin pjesë për projekte që përputhen me fushat prioritare kombëtare, që nxisin inovacionin, zhvillimet rajonale dhe europiane të kërkimit shkencor, për projekte të mbështetura në marrëveshje bashkëpunimi të IAL-ve dhe institucioneve të kërkimit dhe zhvillimit apo dhe me sektorin e biznesit.
Përmes kësaj nisme ofrohet mbështetja në projetet e hartuara mbi disa nga fushat prioritare të përcaktuar nga AKKSHI, ku përmendim fushën e biodiversitetit dhe mjedisit, bujqësisë, ushqimit dhe bioteknologjisë, ujit dhe energjisë.
Në takim stafi akademik u informua mbi plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, hartimin e projektit, buxhetin dhe kohëzgjatjen e projektit dhe kriteret e përgjithshme për aplikim.
Afati i fundit për konsultimin e dokumentacionit pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit dhe Rektoratit të Universitetit Bujqësor të Tiranës është data 01.03.2024.
Afati i fundit për aplikim është data 11.03.2024
Më tepër informacion mund të gjeni në linkun: https://nasri.gov.al/drejtoria-e-programeve-kombetare-2/