Banka digjitale dhe ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes financiare



Prej vitesh Shoqata Shqiptare e Bankave (https://aab.al/), në bashkëpunim të ngushtë me Bankën e Shqipërisë dhe institucione të tjera, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, organizojnë në Shqipëri “Javën e Parasë” – një aktivitet mbarë botëror i parasë, i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin e publikut dhe veçanërisht të brezit të ri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm dhe të aftë për të marë vendime financiare të mirë menduara. Çdo vit, gjatë një javë të muajit Mars (21 – 27 Mars 2022), organizohen aktivitete të shumëllojshme për të promovuar kulturën financiare në vend.

Ndër aktivitetet e ndryshme për këtë vit, eshte planifikuar konkursi i esesë më të mirë me temë “Banka digjitale dhe ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes financiare”.

Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë studentë të degëve Financë dhe Ekonomiks, duke shkruar një ese mbi temën e përmendur. Eseja duhet të respektojë standardet e shkrimit akademik dhe të jetë jo më e gjatë se 1,500 fjalë. Afati i dorëzimit të esesë është data 17 mars, ora 12.00.

Esetë duhet të dërgohen me email në adresën: secretariat@aab-al.org dhe të cilësohen të dhënat e pjesmarrësit (emër mbiemër; mosha; universiteti; fakulteti dhe një numër telefoni).

Çmimi për secilin prej pesë vendeve të para është: tablet dhe praktikë mësimore 3-mujore në Bankën Kombëtare Tregtare.

Shkollë verore “VetNEST”