Bursa studimi nga CIHEAM Bari

Univesiteti Bujqësor i Tiranës fton studentët të marin pjesë në programin Master i Shkencave në “Agroekosisteme të Qëndrueshme dhe Elasticitet (SARE)”, duke u bërë përfitues të bursës nga CIHEAM Bari për vitin akademik 2024 – 2025.

CIHEAM Bari ofron bursa të plota ose të pjesshme për kandidatët që kanë interes të punojnë në fusha kërkimore ose shërbimesh apo në programet e zhvillimit të orientuara drejt fuqizimit të zonave rurale, komunitetit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të agroekosistemeve.

Kandidatët mund të kenë diploma të ndryshme universitare në lidhje me shkencat bujqësore, mjedisore, sociale dhe ekonomike, minimalisht të nivelit Bachelor. Programi ofron një kurrikulë dyvjeçare si një rrugë inovative arsimore që synon përgatitjen e profesionistëve në trajtimin e sfidave komplekse në evolucionin e sistemeve bujqësore dhe ushqimore.

Elementët që do të konsiderohen si një vlerë e shtuar në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve janë njohuritë e mira të gjuhës angleze, njohuritë kompjuterike, përvoja pune apo  kualifikime të tjera.

Për më shumë informacion rreth procedurës së aplikimit vizitoni linkun:

www.iamb.it/education/application

Information-Sheet-SARe-2024-2025-1 

 

Memorandum Bashkëpunimi me kompaninë D-Com