Në Laboratorin Kërkimor të Mbrojtjes së Bimëve pranë Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës po realizohet një punë intensive për përcaktimin e efektivitetit teknik të trajtimit me biopesticidin Bacillus thuringiensis var. kurstaki, për kultivarët e ullirit në Fermat Lider të përfshira në Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi.
Bazuar në këto analiza laboratorike do të rekomandohet koha e trajtimit të dytë që do të realizojnë fermerët me këtë biopesticid. Puna e determinimit po kryhet nga stafi i Laboratorit në UBT nën drejtimin e Prof. Dr. Shpend Shahini.
Përdorimi
i biopesticidit realizohet sipas protokolleve të zbatuara në bujqësinë
organike, nga ku bëhet i mundur kontrolli i dëmtuesve lepidoptere si dhe
garantimi i minimizimit të mbetjeve në
vajin e prodhuar.