Hapet për herë të parë Programi i Studimeve Specializuese Afatgjata

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UBT, në bashkëpunim me Univesitetin e Milanos, të Portos, të Sarajevës, të Zenicas dhe të Korçës mori pjesë në takim e parë të projektit PEVULOS (Postgrdauate Education Program in Veterinary Public Health and Food Safety in Ëestern Ballkan Area) financuar nga BE si pjesë e Erasmus PLUS (Capacity Building).

Qëllimi i projektit është hapja për herë të parë në UBT e Programit të Studimeve Specializuese Afatgjata në fushën e Sigurisë Ushqimore dhe Shëndetit Publik.

Projekti synon një perspektivë të re, ndërdisiplinore dhe integruese, që bazohet në qasjen “Teach to teachers” për të përmirësuar nivelin e mësimdhënies së lektorëve shqiptar dhe për të rritur nivelin e mësimdhënies dhe aftësive të IAL-ve.

Programi do të zhvillohet nga profesorë të universiteteve partnere përgjatë viteve 2023-2025, me një total prej 120 kreditesh.

Projekti parashikon të zhvillojë në Univesitetin Bujqësor të Tiranës dhe javën e ndërkombëtarizimit për të rritur bashkëpunimin me univestitet partnere.

Në përfundimin ky projekt do të mundësojë krijimin e një brezi ekspertësh në sektorin e sigurisë ushqimore të aftë të përballojnë sfidat e kohës dhe të garantojnë shëndetin e konsumatorëve.


Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, pasuri unike kombëtare