Ftohen të marin pjesë edhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Për të gjithë të interesuarit, Ambasada organizon një seancë informuese më 14 nëntor, ora 15:00, në Këndin Amerikan, pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
Programi i Shkëmbimit Global Undergraduate (Global UGRAD) Global UGRAD - U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov) ofron bursë për një semestër studime akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim. Ai është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara i cili u jep mundësi studentëve të studiojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të ekspozohen në shoqërinë, kulturën e institucionet akademike të SHBA duke rritur aftësitë e tyre profesionale.
Afati i aplikimit: 15 dhjetor, 2023
Kriteret e aplikimit:
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që:
-Është qytetar shqiptar, mbi 18 vjeç, dhe studion në Shqipëri,
-Është regjistruar si student me kohë të plotë në progame studimi Bachelor të akredituara dhe ka përfunduar të paktën një semstër,
-Student në vitin e parë I Bachelor ose ka edhe një vit akademik për të përfunduar studimet Bachelor në universitetin e tyre në Shqipëri pas kthimit nga programi Global UGRAD,
-Shfaq potencial për aftësi lidershipi nëpërmjet arritjeve akademike, punës në komunitet, dhe aktiviteteve jashtëshkollore,
-Ka aftësi të mira në të folur dhe në shkrim në gjuhën angleze (për disa finalistë mund të ofrohet edhe një kurs gjuhe),
-Plotësojnë kriteret e përfitimit të vizës së shkëmbimit J-1 dhe ruajtjes së statusit të saj sipas kërkesave të programit.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online 2024 Global UGRAD online application!