Inaugurohet Laboratori "Horti Smart Lab"

Inaugurohet Laboratori Horti Smart Lab, laboratori më i ri në UBT pranë Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit në funksion të kërkimit dhe këshillimit në prodhimin dhe ruajtjen e frutave e perimeve.

Përgjegjësi i Departamentit Prof. Dr. Endrit Kullaj, njëherazi edhe drejtuesi i projektit të infrastrukturës kërkimore të financuar nga AKKSHI dhe UBT, prezantoi të gjithë pajisjet dhe instrumentat duke realizuar matje për qëllime demonstrimi.

Përveç Rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, Dekanit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Prof. Dr. Ilir Kristo ishin të pranishëm edhe profesorë të Universitetit BOKU të Vjenës si dhe pedagogë dhe personel akademik të UBT.

Horti Smart Lab është një laborator i bujqësisë smart (të mënçur) që do të kryejë kërkim shkencor dhe do të ofrojë shërbime duke përdorur kryesisht metoda jo-shkatërruese për vlerësimin e cilësisë dhe maturimin e frutave, rrushit, perimeve etj; vlerësimin e përbërjes dhe cilësisë së tyre (ngjyra, pesha, fortësia, aciditeti, përmbajtja e lëndëve të ngurta të tretshme, përmbajtja e lëndës së thatë) si dhe përmbajtjen e etilenit, acideve organike dhe sheqernave në fruta.

Një pjesë e instrumenteve të tjera shkencore vlerësojnë stresin fiziologjik të shkaktuar nga thatësira, bëjnë matje të mbulesës gjethore, të klorifilës si dhe monitorimin e përmbajtjes së ujit në tokë në kohë reale.

Merr udhë projekti UBT - BOKU 2030