Lënda: Kriteret për pedagog/e të ftuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për vitin Akademik 2022-2023
- Të jetë diplomuar në studime universitare dhe studime të ciklit të dytë në Republikën e Shqipërisë ose në vende të tjera (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura pranë MASR).
- Në rast të zotërimit të gradës Doktor i Shkencave ose titujve shkencorë (diploma e fituar jashtë vendit duhet të jenë të njohura pranë MASR).
- Të ketë notën mesatare mbi 8 për çdo cikël studimi të kryer.
- Të zotërojë me deshmi së paku një gjuhë të huaj perëndimore (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht) niveli më i ulët B1.
- Të mos jetë i dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna (vetëdeklarim).
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e punësuar në sektorin publik ose jopublike.
- Të ketë marrë miratimin me shkrim nga punëdhënësi aktual për angazhimin si pedagog/e i ftuar pranë Departamenteve përkatëse për vitin akademik 2022-2023.
- Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies akademike.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë personale për angazhim si pedagog i ftuar për vitin akademik 2022-2023, ku të përcaktohet moduli, departamenti dhe fakulteti.
- Fotokopje e mjetit të identifikimit.
- Curriculum vitae.
- Kopje të diplomës universitare dhe të listës së notave përkatëse (fotokopje të
noterizuara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet
fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Kopje të noterizuara të dëshmisë së gjuhës së huaj.
- Vërtetim të qëndrës së punës ku punon.
- Dëshmi e kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e
noterizuar). Për diplomat Master dhe PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të
dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose
vërtetim që janë në proces njohje.
- Dëshmi e pjesëmarrjes në konferenca, seminare, kongrese,workshop, etj.
- Dëshmi penaliteti (ose vetëdeklarim).
- Kopje e botimeve, artikujve, teksteve, revistave, projekte shkencorë etj.
Kandidati mban përgjegjësi për vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur.
- Të gjitha dokumentat duhet të jenë origjinale ose fotokopje e noterizuar.
Shënim:
*Për pedagogët e ftuar që janë angazhuar për herë të parë si personel akademik i ftuar pranë UBT dhe kanë dorëzuar dosjen e plotë vjet, për vitin akademik 2022-2023 duhet të plotësojnë vetëm dokumetat si më poshtë:
- Kërkesë personale për angazhim si pedagog i ftuar për vitin akademik 2022-2023, ku të përcaktohet moduli, departamenti dhe fakulteti.
- Curriculum vitae e rifreskuar.
- Të ketë marrë miratimin me shkrim nga punëdhënësi aktual për angazhimin si pedagog/ei ftuar pranë Departamenteve përkatëse për vitin akademik 2022-2023.
*Ndërsa të gjithë aplikantët që aplikojnë për herë të parë për pedagogë të ftuar pranë UBT-së duhet të plotësojnë dosjen personale me të gjitha dokumentat e sipër cituara.
*Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri më 23.10.2022, i cili mund të dorëzohet pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike ose nëpërmjet rrugës postare.
* Për të interesuarit që dëshirojne të aplikojnë pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, në modulin “Nutrigjenomika” – Cikli i dytë i studimeve (Master i Shkencave), duhet të jenë të diplomuar në sistemin me kohë të plotë në të dy nivelet: Bachelor dhe Master shkencor dhe të kenë përfunduar studimet e ciklit të tretë (PhD) në një nga drejtimet e mëposhtme: “Bioteknologji, Biologji molekulare, Gjenetikë, Biologjia e të Ushqyerit, Shkenca të të ushqyerit”.
*Nuk do të pranohet asnjë dosje aplikanti që nuk plotëson kriteret e përgjithshme.