Në zbatim të Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në
Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 62 , Statuti i UBT-së të miratuar me Urdhrin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.279, datë 28.07.2021, nenit 44, si dhe Rregulloren “Për procedurat e rekrutimit për personelin akademik, ndihmës akademik dhe administrativ në Universitetin Bujqësor të Tiranës” të miratuar me Vendimin e Senatit Akademik me nr.9, datë 23.02.2023, Kreu V, neni 14 si dhe në konsiderim të kërkesave të ardhura pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike nga Fakultetet, të cilët kanë paraqitur kërkesat e tyre për pedagogë të ftuar, po ju përcjellim kriteret për pedagog/e të ftuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për vitin akademik 2023-2024 si më poshtë vijon:
1. Të jetë diplomuar me studime universitare në të dy nivelet: Bachelor dhe Master i Shkencave ose në Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë - DIND në Republikën e Shqipërisë ose në vende të tjera, ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura pranë MASR).
2. Në rast të zotërimit të gradës Doktor i shkencave ose tituj shkencorë (grada e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohura pranë MASR).
3. Të kenë notë mesatare mbi 8.00, si mesatare për çdo cikël studimi të kryer.
4. Të zotërojë me dëshmi së paku një gjuhë të huaj perëndimore (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht) niveli më i ulët B1.
5. Të mos jetë i dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna (vetëdeklarim).
7. Kandidati/ja duhet të jetë i/e punësuar në sektorin publik ose jopublik.
8. Të ketë marrë miratimin me shkrim nga punëdhënësi aktual për angazhimin si pedagog/e të ftuar pranë Departamenteve përkatëse për vitin akademik 2023-2024.
9. Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies akademike.
Personat e interesuar për tu angazhuar si personel akademik i ftuar pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
1. Kërkesë personale për angazhim si pedagog i ftuar për vitin akademik 2023-2024, ku të përcaktohet qartë moduli, departamenti dhe fakulteti.
2. Fotokopje e mjetit të identifikimit
3. Curriculumn vitae.
4. Kopje të diplomës universitare dhe të listës së notave përkatëse (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
5. Kopje të noterizuara të dëshmisë së gjuhës së huaj.
6. Vërtetim të qëndrës së punës ku punon.
7. Dëshmi e kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e noterizuar). Për diplomat Master dhe PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
8. Dëshmi e pjesëmarrjes në konferenca, seminare, kongrese, workshop, etj.
9. Dëshmi penaliteti (vetëdeklarim).
10. Kopje e botimeve, artikujve, teksteve, revistave, projekte shkencorë etj.
11. Deklaratë personale që mban përgjegjësi për vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur.
Shënim:
* Personat që janë angazhuar për herë të parë pranë UBT-së, si personel akademik i ftuar gjatë viteve akademike 2021-2022 dhe 2022-2023 duhet të plotësojnë vetëm dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë personale për angazhim si pedagog i ftuar për vitin akademik 2023-2024, ku të përcaktohet qartë moduli, departamenti dhe fakulteti.
- Curriculumn vitae e rifreskuar.
- Miratim me shkrim nga punëdhënësi aktual për angazhimin si pedagog/e i ftuar pranë Departamenteve përkatëse për vitin akademik 2023-2024.
* Të gjithë aplikantët që aplikojnë për herë të parë për pedagogë të ftuar pranë UBT-së duhet të plotësojnë dosjen personale me të gjitha dokumentet e sipërcituara.
* Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike deri më 04.10.2023.
*Nuk do të pranohet asnjë dosje aplikanti që nuk plotëson kriteret e përgjithshme.
Bashkëngjitur
do të gjeni kërkesat e Fakulteteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës për
pedagogë të ftuar në departamentet përkatëse.
Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit |
|
Departamenti |
Moduli |
Akuakultura dhe Peshkimi |
Menaxhim peshkimi |
Shkencat Zooteknike |
Metodat dhe aplikimet e bioteknologjisë në kafshë |
Hortikultura dhe Arkitektura e Peisazhit |
-Rivitalizim Urban -Studio Projektimi. Gjithëpërfshirëse 1 -Studio Projektimi. Gjithëpërfshirëse 2 -Studio restaurim peisazhi -Shtim i bimëve zbukuruese -Bazat e projektimit në permakulturë |
Mjedisi dhe Burimet Natyrore |
-Menaxhim i burimeve ujore - Ekonomi e burimeve natyrore - Vlerësim i menaxhimit në mjedis - Legjislacioni mjedisor dhe kuadri institucional - Komunikim - Menaxhim projekti dhe vlerësime teknologjike - Burimet ujore dhe proceset hidrologjike - Ekologji - Teknologjite bujqësore dhe mjedisi |
Shkencat Agronomike |
-Teknologjitë e avancuara Energjitike - Impiantet termike dhe fotovoltaike - Impakti mjedisor - Energjia e erës, ujit dhe gjeotermale - Skenarët energjitik (LEAP) |
Fakulteti Mjekësisë Veterinare |
|
Departamenti |
Moduli |
Shëndeti Publik Veterinar |
Sëmundjet e derrave |
Fakulteti Bioteknologjisë dhe Ushqimit |
|
Departamenti |
Moduli |
Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë |
-Bazat e gastronomisë -Nutrigjenomika -Anatomi dhe fiziologji humane -Trajtimi ushqimor në sëmundjet metabolike |
Fakulteti Shkencave Pyjore |
|
Departamenti |
Moduli |
Pyjeve |
-Teknologjia e shfrytëzimit -Prodhime pyjore jodrusore -Përmirësimi gjenetik i pyjeve -Mbarështimi i zonave të mbrojtura -Shkenca e tokës (Gjeologji) |
Industrisë së Drurit |
-Vizatim i lirë -Bazat e programimit -CAM |
Fizikës dhe Shkencave të Aplikuara |
Fizikë Metereologji |
Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit |
|
Departamenti |
Moduli |
Financë-Kontabilitet |
-Mbikëqyrja e institucioneve financiare -Tregjet dhe institucionet financiare -Kontabiliteti financiar i avancuar -Kontabilitet -Sistemet info.kontabël -Kontrolli dhe auditi -Shërbimet e sigurisë dhe konsulencës -Kontabilitet bankar -Etika në biznes |
Drejtim Agrobiznesi |
-Marketing agroushqimor -Marketing -Marketing turizmi I -Sjellja e konsumatorit turistik -Turizmi rural dhe marketingu -Marketing -Çmimet & tregjet e produkteve bujqësore -Menaxhim karriere -Menaxhim projektesh -Ekonomiks drejtimi -Menaxhim i cilësisë në bizneset blegtorale -Menaxhim AGB -Ekonomi dhe politika të energjisë (FBM) -Ekonomi rurale (FBM) -Drejtim agrobiznesi (Peisazhi, FBM) -Drejtimi i Fermave |
Matematikë-Informatikë |
-Adobe Illustrator & In Design -WordPress -Data Visualisation Algoritmike dhe Str. te dhenash -Aplikim Programes -Programim në Python -Bazat Hardware -Logjike Dixhitale -PhP & MySql -Sisteme Shfrytëzimi -Informatikë -Sistemet e Infrmacionit .të Drejtimit -Hyrje në Informatikë -Programim -Database dhe Menaxhim Algoritmike dhe Strukturë të dhënash -Statistikë -Ekonometri |
Menaxhim i Turizmit Rural |
-Ekstension -Produkte territori -Menaxhim turizmi -Drejtim turizmi të qëndrueshëm -Strategjitë dhe politikat në turizëm -Shtigjet dhe guidat turistike -Guidat dhe shtigjet -Bazat e së drejtës -E drejtë financiare dhe bankare -Sistemet e Kompjuterizuara të Rezervimit në Turizëm |
Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural |
-Hyrje në ekonomi prodhimi -Zhvillim rural i qëndrueshëm -Integrimi Evropia -Administrimi teritorial, planifikimi dhe qeverisja territoriale |
Gjuhë të huaja |
-Gjuhë Italian -Gjuhë Gjermane -Latinisht (Terminologji Mjekësore) -Gjuhë Frenge |