Laboratori në UBT nis vlerësimin e ushqimeve për kafshët me anë të metodës NIRS

Laboratori i Cilësisë së Ushqimeve për Blegtorinë pranë Departamentit të Shkencave Zooteknike, FBM, në UBT, ka filluar të vlerësojë ushqimet për kafshët me anë të metodës NIRS (Spectroscopy Near-Infrared), duke përdorur një pajisje moderne, Unity Scientific Spectrostar 2600 XT-R, të siguruar në kuadër të një projekti Erasmus të BE.

Kjo pajisje e analizon përbërjen kimike të ushqimeve të fermave blegtorale në formën e pa ndryshuar ose të bluar, si: ushqimin i freskët i njomë, ushqim i thatë, ushqim i koncentruar, ushqim i koncentruar i përzier për kafshët, përzierje të plota të ushqimeve vëllimore dhe koncentrateve -TMR për ripërtypësit.

Bazuar në analizat kimike të ushqimeve me metodën NIRS mund të përllogaritet vlera ushqimore reale e ushqimeve dhe bazuar në programet e kompjuterizuara të optimizimit të racioneve ushqimore, Laboratori dhe Grupi Kërkimor i të Ushqyerit të Kafshëve në UBT afrojnë shërbimin e vlerësimit të ushqimeve dhe optimizimit të racioneve për cdo fermë blegtorale apo fabrikë të ushqimeve për blegtorinë që kanë interes.


Mbyllet proçesi i votimit për zgjedhjet universitare me sukses