Mbyllet proçesi i votimit për zgjedhjet universitare me sukses

Të nderuar studentë, pedagogë dhe staf i Universitetit Bujqësor të Tiranës, ju informojmë se proçesi i votimit për zgjedhjet universitare është përmbyllur me sukses. Kutitë e votimit janë mbyllur sot në orën 16:00 në të gjitha qendrat e votimit, duke mbyllur kështu një proçes të rëndësishëm demokratik brenda komunitetit tonë universitar.

Falënderojmë të gjithë studentët, pedagogët dhe stafin që morën pjesë dhe kontribuan në këto zgjedhje, çka tregon përkushtimin dhe angazhimin tuaj ndaj zhvillimit të universitetit tonë.

Nga të dhënat statistikore të fundit nē proçesin e votimit kanë marrë pjesë 99.6% personel akademik dhe 15.5% studentë.

Proçesi i numërimit të votave ka filluar menjëherë dhe jemi të përkushtuar që ky proçes të jetë sa më transparent dhe i drejtë.

Vijon proçesi zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin Bujqësor të Tiranës