Memorandum Bashkëpunimi me kompaninë D-Com

Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh një Memorandum Bashkëpunimi me D-Com, Distributor i One Communication në Shqipëri, pjesë e Duka Group

Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku firmosi sot Memorandumin e Bashkëpunimit me kompaninë D-Com me përfaqësues Administratorin Elidjan Shtëpënja.

Ndërsa të dyja palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në vazhdim, Rektori Sallaku shprehu mirënjohjen për interesin e treguar nga biznesi, duke treguar gadishmërinë e UBT për zgjerimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve me bizneset.

Marrëveshje të tilla, përveç të tjerash, tregojnë edhe një herë se UBT po punon vazhdimisht për rrjetëzimin e rrugëve të bashkëpunimit me bizneset për të ndërmjetësuar afrimin e studentëve tek biznesi përmes praktikave profesionale, intershipeve dhe punësimit të tyre.

 

Thirrje për aplikim për programet Fulbright