Merr udhë Projekti UBT-BOKU 2030

Të lumtur të fillojmë sot rrugëtimin 4-vjeçar me një ndër universitetet më të mira në shkencat e jetës, Universiteti BOKU, Vjenë. Në takimin e parë të bordit drejtues u prezantuan dhe dakordësuan hapat dhe aktivitetet kryesore për implementimin e këtij projekti, që synon përafrimin e UBT me standardet e BOKU.

Universiteti Bujqësor i Tiranës fton studentët dhe stafin akademik të aplikojnë për të përfituar nga mundësia e pjesëmarrjes në projektet tematike nga Programi Interreg EURO-MED.