Merr udhë projekti UBT - BOKU 2030

Pas prezantimit të drejtuesit të projektit Dr. Thomas Koller, përfaqësuesi i BOKU që do të qëndrojë në UBT një pjesë të konsiderueshme kohore gjatë realizimit të projektit, ekipi i BOKU i përbërë nga Prof. Hubert Hasenauer dhe Prof. Hans Peter Kaul prezantuan ofertën akademike dhe  eksperiencën e BOKU, si dhe sqaruan treguesit që do të duhen për të filluar procesin e analizës së situatës në UBT.

Gjatë kësaj faze parashikohet përgatitja e një analize gjithëpërfshirëse të ofertës aktuale akademike të UBT duke integruar edhe dokumentet ekzistuese përveç çdo "fushe" të pambuluar ende. 

I gjithë aktiviteti do të bazohet në një proces me pjesëmarrje të gjerë për t'u siguruar që të gjithë lojtarët kryesorë në UBT të mbështesin plotësisht këtë proces transformimi dhe që ata të kenë një shans për të shfaqur përvojat dhe idetë e tyre.

Së bashku për Universitetin Bujqësor të së ardhmes: BOKU-UBT 2030  ☘️

Në Qendrën Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës u përmbyll sot kursi trajnues 5 ditor me temë “Hyrje në Sistemin e Informacionit Gjeografik”.