Në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti “Fermat Lider” Padagoget e Departamentit të Akuakulturës në Universitetin Bujqësor të Tiranës ofrojnë këshillim për fermën e akuakulturës për prodhimin e troftës DASH Peshk shpk të Z. Abaz Proda në fshatin Kardhiq, e cila rezulton të jetë më e madhja jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në gjithë Shqipërinë.
Bazuar në kërkesën kryesore të sigurisë ushqimore mbi pakësimin e përdorimit të antibiotikëve, por edhe në uljen e ngordhjeve të peshkut, sidomos në fazën larvale apo rasat peshku, pedagogët e UBT Prof. Asoc. Dr. Edmond Hala dhe Prof. Asoc. Dr. Rigers Bakiu, në datën 13 Qershor 2024, realizuan trajnimin dhe demonstrimin mbi metodat që duhet të përdoren për të kryer vaksinimin e peshkut në fermat e akuakulturës.