Në Qendrën Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës u përmbyll sot kursi trajnues 5 ditor me temë “Hyrje në Sistemin e Informacionit Gjeografik”.

Kënaqësi të shpërndanim certifikatat e para për pjesëmarrësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, staf nga Ministria e Bujqësisë, QTTB, etj, të cilët shprehën vlerësimin e tyre mbi përfitimet  nga ky kurs lidhur me njohuritë dhe aftësitë praktike të përdorimit të Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe analizën e të dhënave hapësinore.

 

Përgjatë ditëve të trajnimit u ofruan njohuri mbi:

-Hyrje në GIS: Kuptimi i koncepteve bazë, funksioneve dhe aplikimeve të GIS,

-Llojet e të dhënave hapësinore: Karakteristikat e të dhënave vektoriale dhe raster,

-Teknikat e analizës së të dhënave: Mjetet për vizualizimin, ndërtimin e hartave dhe analizën e të dhënave hapësinore,

-Zbatime praktike: Studime të rasteve të ndryshme dhe ushtrime praktike në QGIS.


Kursi është në kuadër të aktiviteteve të  projektit GEO-WB6- Ngritja e një Qendre Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës- realizuar në bashkëpunim me Institutin Leibniz për Zhvillimin Bujqësor në Ekonomitë në Tranzicion në Halle (IAMO), Gjermani dhe i financuar nga Ministria Federale Gjermane e Ushqimit dhe Bujqësisë (BMEL)- i cili do të pasohet edhe me kurse të tjera trajnimi, shkolla verore e aktivitete të ndryshme në Qendër për sa kohë të zgjasë projekti.

Eksperiencë e studentëve të UBT-së në programet Erasmus+