Nis proçesi zgjedhor në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Ka nisur proçesi zgjedhor në Universitetin Bujqësor të Tiranës për autoritetet drejtuese të të gjitha niveleve dhe Senatin Akademik.

Pjesmarrës nga stafi akademik dhe studentë janë drejtuar në qendrat e votimit në çdo fakultet ku kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë duke votuar.

Procesi i votimit do të jetë i hapur deri në orën 16:00 ndaj ftojmë të gjithë studentët dhe stafin akademik të bëhet pjesë duke u bashkuar kështu në ndërtimin e së ardhmes së përbashkët të UBT.


Universiteti Bujqësor i Tiranës gjithnjë në mbështetje të Sektorit të Bimëve Medicinale dhe Aromatike për transferim të teknologjisë dhe njohurive në bujqësi në këtë sektor në Shqipëri