Ju ftojme te rregjistroheni ne: Master Profesional i Përbashkët në“Akuakulturë dhe Peshkim Detar” pranë: Universitetit Bujqesorte Tiranes, (Departamenti i Akuakultures dhe Peshkimit) ne bashkepunim me Universitetn “Aleksander Moisiu” Durres dheUniversitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Masteri Profesional i përbashkët është hapur nëpërmjet UrdhëritNr. 580, datë. 04.10.2022 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nëkuadër të projektit të financuar nga BE “Ngritja e kapacitetevepër Rritjen Blu dhe zhvillimin e kurrikulave të peshkimit detar nëShqipëri” (www.almars-project.eu), nën drejtimin e Universitetittë Splitit, Kroaci dhe Universitetit Politeknik të Marke, Itali.
Akuakultura është fusha e studimit lidhur me kultivimin dhepërpunimin e organizmave ujorë (të tilla si peshqit apobivalvoret), kryesisht për konsum ushqimor. Peshkimi ështëindustria e kapjes dhe përpunimit të këtyre organizmave ujorë.
Kualifikimi Master në “Akuakulturë dhe Peshkim Detar” zhvillontë kuptuarit e parimeve të akuakulturës dhe praktikave nënutricionin dhe cilësinë e ujit, riprodhimin dhe gjenetikën, menaxhimin e qëndrave të rritjes së rrasatit, ekologjinë dhefiziologjinë, kultivimin dhe prodhimtarinë, menaxhimnshëndertësor dhe kontrollin e sëmundjes, cilësinë e produkteve, sistemin dhe teknologjinë e akuakulturës, projektimineksperimental dhe statistikat për biologjinë, biologjinë e peshkimit e menaxhimin, dhe biznesin biologjik.
Studentët e diplomuar në Akuakulturë, Peshkim, ShkencaMjedisore dhe Ujore, Biologji, Shkenca Ekonomike dhe tëlidhura me Ekonominë Blu, të cilët mund të ndjekin këtë program Master, menaxhojnë dhe rregullojnë peshkimin, akuakulturën dheaktivitetet e peshkimit e të përpunimit të peshkut.
Punët e zakonshme në këtë sektor përfshijnë:
Peshkimin
Menaxhimin e qëndrave të kultivimit të peshkut
Rritjen e rrasatit te peshkut
Përpunimin e peshkut dhe produkteve me origjine detare
Kërkimin shkencor ne Biologjinë Detare dhe ruajtjen e mjedisitujor
Ju ftojme te aplikoni prane Departamentit te Akuakultures dhePeshkimit, per t’u rregjistruar ne kete program studimit i cili ne perfundim te tij studentet do te pajisjen me nje diplome teperbashket nga te tre Universitet dhe qe permban logon e BE-se.
Kjo ju sherben edhe si mundesi punesimi ne vendet e BashkimitEuropian.
Aplikimet jane ende te hapura deri me date 31 Tetor 2022.
Ju mirepresim!
Fotot jane shkrepur ne Laboratoret dhe Sallat e leksionve tendertuar posacerisht per kete Master, me fondet e BashkimitEuropian.