Njoftim për kurse të gjuhëve të huaja



Në zbatim të Nenit  Nr. 109 “Burimet e financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë” të  Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në vijim të zbatimit të rregulloreve të UBT-së lidhur me ofrimin e shërbimeve ndaj të tretëve, Departamenti i Gjuhëve te Huaja, Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit, UBT, ofron kurse të Gjuhëve të Huaja (anglisht & gjermanisht) si dhe kurse përgatitore për mbrojtjen e provimeve ndërkombëtare të gjuhës angleze.

Më konkretisht do të ofrohen:

  • Kurse për të gjitha nivelet në gjuhën angleze: Nivelet A1, A2, B1, B2, C1 dhe C2.
  • Kurse përgatitore për provimet ndërkombëtare në gjuhën angleze: IELTS (General & Academic), FCE, APTIS, TOEIC.
  • Kurse për gjuhën gjermane (A1, A2 deri B1)

Kurset do të zhvillohen në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit, UBT nga ora 14:30 – 16:00 .

Kurset do të përbëhen nga 8 deri në 10 kursantë për çdo nivel.

Kurset për të gjitha nivelet nisin më dt. 21/03/2021.

Informacion për llojet e kurseve:

Lloji i kursit

Periudha kohore

Numri seancave

Anglisht

A1

A2

B1

B1+

B2

C1

 

4 muaj

4 muaj

4 muaj

4 muaj

4 muaj

4 muaj

32 seanca/90 minuta

32 seanca/90 minuta

32 seanca/90 minuta

32 seanca/90 minuta

32 seanca/90 minuta

32 seanca/90 minuta

Gjermanisht

A1

A2

B1

 

4 muaj

4 muaj

4 muaj

32 seanca/90 minuta

32 seanca/90 minuta

32 seanca/90 minuta

IELTS

Ielts Academic

Ielts General

FCE

TOEIC

 

3 muaj

3 muaj

3 muaj

3 muaj

24 seanca/90 minuta

24 seanca/90 minuta

24 seanca/90 minuta

24 seanca/90 minuta

APTIS

2 muaj

16 seanca/ 90 minuta

Regjistrimet bëhen çdo ditë nga e hëna në të premte pranë zyrës 129, Godina A e Fakultetit të Ekonomisë & Agrobizniesit.

Personi i kontaktit:

Agime Kercuku

Email:  akercuku@ubt.edu.al

Banka digjitale dhe ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes financiare