Realizimi i kësaj “Logo” duhet të pasqyrojë konfiguracionin simbolik, si pjesë i dentifikuese e Konferencës Ministrore dhe Dialogut të Politikave Globale, lidhur me Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.
Tema do të jetë “Zona Evropiane e Arsimit të Lartë drejt 2030/Zona Evropiane e Arsimit të Lartë - Tirana 2024”.
Afati i dorëzimit të aplikimit është data 15 Shkurt 2024.
Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë student, artistë, krijues në fushën e arteve pamore.
Dosja e plotësuar duhet të dorëzohet me email në adresën: info@arsimi.gov.al dhe përmes postës në adresën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit brenda datës së përcaktuar në afatin përmbyllës të konkursit.
Dosja e pjesëmarrësit duhet të ketë:
• CV (word/pdf)
• Punimi i logos (duhet të paraqitet në sfond të bardhë, të zi dhe me ngjyrë, si dhe të dorëzohet në formatet: Eps; Pdf; Jpg; Png)
Punimet e Logos, duhet të jenë origjinale, të pa publikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autenticitetin e tyre para ligjit. Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup.
Fituesi i konkursit përcaktohet nga një grup i përbërë me ekspertë të fushës, i ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, brenda 5 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit.
TERMAT E REFERENCËS PËR LOGON E KONFERENCË