Në zbatim të nenit 131 të Ligjit nr.80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë"', Urdhrit të MAS, Nr. 101, datë 13.03.2024 "Për proçesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë", si edhe neni 6, pika 1 e Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT”, njoftohen anëtarët e stafit akademik dhe studentët e UBT-së të cilët janë të interesuar për të kandiduar si anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ), Komisionit të Apelimit, si dhe sekretar i KIZ, se nga data 15.04.2024 deri më datë 17.04.2024, ora 17:00 duhet të paraqesin kërkesën për vetë-kandidim pranë zyrës së Sekretarisë të Senatit Akademik të UBT.
Kërkesa për vetëkandidim bëhet nëpërmjet dorëzimit të Fletë Aplikimit, i cili tërhiqet pranë Sekretarisë të Senatit Akademik të UBT, Godina e Rektoratit. Studentët, krahas Fletë aplikimit, duhet të dorëzojnë edhe një vërtetim studenti.
Anëtari i Komisionit Institucional Zgjedhor nuk ka të drejtë të kandidojë për autoritet drejtuese ose organet drejtuese, të çdo niveli.
SENATI AKADEMIK