Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për për personel akademik me orientim Kërkimor-Shkencor në kategorinë “Profesor i Asociuar” në Sektorin e Bankës Gjenetike pranë Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve.
Konkursi do të zhvillohen në godinën A, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike në datën 27.10.2023 në orën 1200.
Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 23.10.2023.
Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura.