OFERTE - PUNE
Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel administrativ në kategorinë "Specialist Finance/Ekonomist" në Njësinë e Menaxhimit Ekonomik Financiar pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor te Tiranës.
· Specialist- Kategoria e Pages me klasë IV-2
Kritere
të Veçanta janë:
· Të ketë kryer studimet në fushën e Ekonomisë, brenda dhe jashtë vendit.
· Preferohet që studimet e larta të jenë kryer në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
· Të zotërojë përdorimin e kompjuterit në programet ekonomike.
· Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse.
Në rast mosplotësimi të kritereve të sipër dosja e aplikantil nuk pranohet.
Konkursi do të zhvillohet në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike në godinën a të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), më datë 20.06.2024 në orën 12:30
Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 18/06/2024