OFERTE - PUNE

Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik në kategorinë "Specialist" në Laboratorin e Agromjedisit dhe Ekologjisë pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.

1 - Specialist - Kategoria IV-2

Kritere të Veçanta janë:

-      Të ketë kryer studimet në fushën e Kimisë, brenda dhe jashtë vendit.

-      Të ketë përvojë pune së paku 5 Vite në fushën përkatëse (eksperienca e punës të jetë në laborator)

-      Të ketë njohuri shumë të mira të mbrojtura me çertifikatë të gjuhëve të huaja, preferohen anglisht dhe gjermanisht.

-      Të ketë njohuri të programeve kompjuterike të mbrojtura me çertifikatë.  Të ketë trajnime dhe kualifikime të mëtejshme të specializuara në kimi dhe shërbime laboratorike.

Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.

Konkursi do të zhvillohet në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike në Godinën A të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), më datë 20.06.2024 në orën 13 30

Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqesor të Tiranës jo më vonë se data 18/06/2024.

OFERTE - PUNE 


Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin “Lab Innova South-East Europe 2024”