Panairi i Bujqësisë në Lushnje

Universiteti Bujqësor i Tiranës mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar  "Ditët e Bujqësisë 2024" në Lushnjë

Pjesëmarrja e UBT në këtë panairit tregon edhe një herë gadishmërinë e këtij institucioni për të  përqafuar frymën e bashkëpunimit dhe inovacionit drejt një të ardhme me zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë.

Në këtë panair, UBT u angazhua maksimalisht për të zgjeruar kontaktet dhe bashkëpunimet me përfaqësues të bizneseve e kompanive të ndryshme pjesëmarrëse nga vendi e rajoni.

UBT ishte prezent me stendën e tij për të informuar gjithë nxënësit e interesuar për programet e studimit dhe potencialet akademike që ka, duke qenë se është djepi i formimit të specialistëve të rinj të fushave të bujqësisë.

Stenda e Universitetit Bujqësor u vizitua edhe nga Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Znj. Ruth Huber; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Anila Denaj; Kryetarja e Bashkisë Lushnjë Znj. Eriselda Sefa.

Përgjatë tre ditëve të panairit u zhvilluan shumë aktivitete, takime biznesi, seksione informuese, workshope dhe konferenca nga më shumë se 100 kompani e institucione pjesëmarrëse, duke patur në thelb bujqësinë organike, sigurinë ushqimore, bujqësinë smart, teknologjitë inovative, qëndrueshmërinë, dixhitalizimin etj.

Panairi organizohet nga Icerberg Exhibitions me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkisë së Lushnjës. 

STARTUP10 - Application form_AUT (The deadline 11 May 2024)