Universiteti Bujqësor i Tiranës partner në projektin me titull “Platform for helping small and medium farmers to incorporate digital Technology for Improved Opportunities PHITO”
Për herë të parë UBT është pjesëmarrës në një projekt serioz të financuar nga HORIZON-IA për periudhën 2023-2028 me titull: Platforma për të ndihmuar fermerët e vegjël dhe të mesëm për të inkorporuar teknologjinë dixhitale për mundësi të barabarta (PHITO).
Ky projekt prezanton një teknologji dixhitale novatore posaçërisht për fermerët e vegjël dhe të mesëm (SMF) që aktualisht nuk janë në gjendje të përfitojnë nga inovacioni dixhital i adoptuar gjithnjë e më shumë nga prodhuesit më të mëdhenj. Platforma lidh të dhënat dhe njerëzit përmes një aplikacioni me pengesa të ulëta me dy synime kryesore: (1) ofrimin e këshillave të fermave të bazuara në të dhëna falas për tokën, ujin dhe prodhimin bujqesor e përshtatura për SMF-të (element global) dhe (2) përmirësimin e bashkëpunimit sinergjik midis fermerëve, konsumatorëve dhe ofruesit e shërbimeve duke forcuar Sistemet lokale të Njohurive dhe Inovacionit Bujqësor (AKIS) (element lokal).
Nëpërmjet bashkëkrijimit së bashku me SMF-të dhe përfaqësuesit e shumtë të fermerëve vendas, PHITO do të ndihmojë në kapërcimin e ndarjes dixhitale duke ofruar akses më të mirë në informacion dhe rrjete lokale, duke ndihmuar SMF-të të përmirësojnë proceset e tyre të vendimmarrjes dhe rrjedhimisht performancën e tyre ekonomike dhe mjedisore.
Suksesi i UBT, duke u bërë fitues në një konsorcium prej 18 partnerësh serioz nga më shumë se 15 shtete, me një buxhet total prej 5 025 142.50 Euro, si dhe i drejtuar nga Universiteti më prestigjoz në Europë dhe botë, Universiteti WAGENINGEN, Hollandë, dëshmon edhe njëherë vlerat, infrastrukturën shkencore dhe kapacitetet humane të UBT, si treguesit kryesorë dhe përcaktues për suksesin në projekte të tilla.
Së bashku për Universitetin Bujqësor të së ardhmes