Shpallje e fillimit të procedurave për zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Administrimit të UBT, përfaqësues i studentët.

Mbështetur në Ligjin nr. 80/2015 datë 22.7.2015 “Për Arsimin e Larte dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Larte ne Republikën e Shqipërisë”, neni 49, pika 1, neni 36, pika 3, shkresën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nr. 4673 i datës 13.07.2022 “Mbi përzgjedhjen e anëtarit të Bordit të Administrimit, përfaqësues i studentëve”, vendimin e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ), nr. 26, datë 22.09.2022, ju njoftojmë, për sa vijon:

Shpall data 17.10.2022, si data e fillimit të procesit zgjedhor për përzgjedhjen e anëtarit të Bordit të Administrimit, përfaqësues i studentëve.

Shpallet data 17.11.2022, si data e zhvillimit të zgjedhjeve për përzgjedhjen e anëtarit të Bordit të Administrimit, përfaqësues i studentëve, UBT.

Ftojmë të gjithë të interesuarit për të aplikuar për kandidat për anëtar të Bordit të Administrimit të UBT, përfaqësues i studentëve.

 Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për kandidat, për tu përzgjedhur si anëtar i Bordit të Administrimit, përfaqësues i studentëve, UBT, janë, si vijon:

  • Kandidati/ja duhet të ketë integritet etik dhe profesional;
  • Kandidati/ja duhet të mos jetë i angazhuar në funksione drejtuese partiake;
  • Kandidati/ja duhet të mos jetë i dënuar penalisht, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • Kandidati/ja duhet të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore për konfliktit të interesave.

 

Dokumentacioni i kërkuar për të aplikuar për kandidat për anëtar të Bordit të Administrimit të UBT, përfaqësues i studentëve, është:

  • Formulari i aplikimit, i cili tërhiqet pranë KIZ të UBT (Zyra 105, Godina B, Fakulteti i

Ekonomisë dh Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës)

  • Kopje e një dokumenti identifikimi (Pasaportë/Kartë Identiteti)

Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet pranë zyrës së Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (Zyra 105, Godina B, Fakulteti i Ekonomisë dh Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, është data 14.10.2022.

NJoftim KIZ BD 2022

Universiteti Bujqësor i Tiranës rikonfirmon vazhdimin e bashkëpunimit strategjik me Universitetin BOKU të Vjenës