Thirrje për aplikim për bursa studimi në Francë

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri ka shpallur thirrjen për kandidatura për programet e bursave të studimit të Qeverisë Franceze për studentët e nivelit Master.

Fushat e synuara që përfshin bursa janë: menaxhimi i mjedisit, zhvillimi i qëndrueshëm, turizmi, inovacioni, shkencat e informacionit etj.

Ju ftojmë të vizitoni linkun bashkëngjitur për të ndjekur procedurat e aplikimit për vitin universitar 2024-2025 dhe për t’u informuar mbi kushtet, kriteret e pranimit dhe përfitimet gjatë zhvillimit të bursës: https://al.ambafrance.org/Bourses-du-gouvernement-francais-pour-des-etudes-de-Master-Appel-a-candidatures-3203

Afati i fundit për dorëzimin e dosjes së plotësuar nga studentët e interesuar në Ambasadën franceze është data 17 Maji 2024.

Leksion i hapur nga Alban Zusi