Thirrje për aplikim për programet Fulbright

Universiteti Bujqësor i Tiranës njofton të gjithë pedagoget dhe ish-studentët e tij se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hapur thirrjen për aplikime për programet Fulbright 2025-2026.

Programi i studiuesve vizitues Fulbright është me një periudhë kohore tre deri në gjashtë muaj për studiues të rinj dhe të vjetër, pedagogë universitarë dhe ekspertë nga institucionet akademike dhe kërkimore në Shqipëri për të kryer kërkime dhe/ose leksione në një universitet në Shtetet e Bashkuara.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit për pedagogë dhe studentë me diplomë të nivelit Master, duke u bazuar dhe në kriteret e përcaktuara edhe në linqet më poshtë:

1. pedagogët e interesuar për një program kërkimor në kuadër të Programit Fulbright Visiting Scholar 
https://al.usembassy.gov/fulbright-visiting-scholar-program-2024-2025-2/

2. për ish-studentët/alumni për programin Fulbright Foreign Student për studime Master 
https://al.usembassy.gov/fulbright-student-program-2025-2026/

Ambasada e ShBA do të organizojë disa seanca informative sipas agjendës së mëposhtme:

·  Tek American Corner Tirana (pranë Bibliotekës Kombëtare) në datat: 

14 Maj, 28 Maj & 11 Qershor në orën @15:30

·  Virtualisht në Google Meet  meet.google.com/ftm-gbex-fem në datat:

21 Maj, 4 Qershor & 18 Qershor në orën @15:30


Formatet dhe Deklarimet Standarde te Kerkesave per Aplikim per Kandidatet per Autoritete dhe Organe Drejtuese ne UBT 2024