Thirrje për intership në Bashkinë Tiranë

Hapen thirrjet për projektin “Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë”, ku përmes aplikimit online mund të bëheni pjesë.

Ky projekt ka për qëllim që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale, duke fituar një eksperiencë pune në Bashkinë Tiranë, bazuar në aftësinë analitike dhe kërkimore përmes konkurimit me ide për projekt ose ide për studim, në një nga fushat e veprimtarisë së Bashkisë Tiranë.

Aplikimet kryhen online.

Në përfundim të internshipit, të rinjtë do të përfitojnë:

- Praktikë pune 3 mujore në Bashkinë Tiranë

- Aftësi në hartim dhe zhvillim projekti, kërkim shkencor, analiza e të dhënave, të folurit në publik, prezantim, komunikim efektiv, punë në grup

- Trajnim mbi “Metoda të Kërkimit Shkencor”

- Trajnim mbi “Planifikim dhe Menaxhim Projekti”

- Një rrjet kontaktesh me profesionistë të fushës;

- Një çmim për punimin e dorëzuar, me vlerë 91.000 Lekë bruto/ personi.

- Certifikatë pjesmarrjeje.

Fushat për propozimin e një koncept ideje për projekt ose për studim janë:

-Infrastruktura dhe Teknologjia

-Energjia, Uji dhe Mbetjet Urbane

-Mobiliteti

-Qytetarët dhe Stili i Jetesës

-Smart City

-Mjedisi

-Qeverisja dhe Edukimi

-Zhvillimi Ekonomik Vendor

-Zhvillimi Urban

-Qeverisja Vendore

Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit, aplikantët:

mund të vizitojnë faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë në linkun: 
https://tirana.al/faqe/fillo-me-nje-ide-fito-nje-internship

mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: fitonjeinternship@tirana.al

Hapen aplikimet në: Programin Fulbright për Studiues dhe Programin Fulbright për Studime Master