Thirrje për lëvizje ndërkombëtare AI NURECC PLUS

Hapet thirrja për pjesëmarrje në një shkëmbim ndërkombëtar për një periudhë maksimale prej tre muajsh për të diplomuarit e masterit. 

Përfitues janë të diplomuarit e masterit nën moshën 35 vjeç, me kombësi dhe vendbanim në një nga vendet e EUSAIR (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Itali, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, San Marino, Serbi dhe Slloveni).

Institucionet pritëse janë: Universitetet (anëtarët e UniAdrion), Dhomat e Tregtisë (anëtarët e FORUM AIC), Qytetet dhe Rajonet (anëtarët e FAIC dhe AIE) në vendet e EUSAIR. Për më tepër, edhe DG REGIO i Komisionit Evropian dhe delegacionet e anëtarëve të CPMR (nga zona EUSAIR), do të jenë në gjendje të presin në Bruksel të rinj të diplomuar për master, në varësi të zgjedhjes së kandidatit dhe disponueshmërisë së institucionit pritës. 

Fillimi dhe fundi i përvojës së lëvizjes ndërkombëtare 04 shtator 2023 - 24 nëntor 2023. 

👉🏼Afati i fundit për dërgimin e aplikimeve skadon më 31 korrik! 

Linku


OFERTE – PUNE