Universiteti Bujqësor i Tiranës bën me dije se Ambasada Franceze në Shqipëri ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në një program bursash të nivelit të lartë shkencor për sezonin e vjeshtës 2024.
Programi synon të mbështesë mobilitetin e studiuesve shqiptarë në të gjitha fushat e kërkimit shkencor, duke financuar qëndrimet afatshkurtra brenda ekipeve kërkimore në Francë.
Ftojmë studiuesit dhe doktorantët të bëhen pjesë e programit, duke inicuar e forcuar kështu bashkëpunimin shkencor ndërmjet Shqipërisë dhe Francës dhe përfshirjen graduale të studiuesve të tyre në projekte europiane (Horizon Europe, Curie actions, etj.).
Aplikimet duhet të dërgohen me email në scac.tirana-amba@diplomatie.gouv.fr përpara datës 13 shtator 2024.
Më shumë informacion gjeni në linkun: https://al.ambafrance.org/Recherche-Innovation-France-Albanie-un-nouveau-programme-de-bourses-dedie-aux