Shpallet thirrja e tretë për projektin “Research Expertise from Academic Diaspora”, që synon përmirësimin e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe angazhimin e diasporës akademike në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e IAL-ve në vend.
Thirrja e tretë e projektit u hap më 02/10/2023, dhe mbyllet më 15/12/2023.
Projekti është i bazuar mbi këto komponentë, duke pasur në fokus bashkëpunimin e ngushtë mes akademikut shqiptar dhe akademikut të diasporës:
Kërkim shkencor i përbashkët;
Bashkë-supervizim i Doktoraturave;
Zhvillim i kurrrikulave dhe programeve mësimore në IAL-të në Shqipëri;
Bashkëmësimdhënie.