Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin “Lab Innova South-East Europe 2024”


Universiteti Bujqësor i Tiranës fton studentët dhe stafin e tij akademik të marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar me temë “Lab Innova South-East Europe 2024” lidhur me sektorin e mekanikës bujqësore dhe impianteve të prodhimit ushqimor.

Në këtë trajnim 2 ditor (18, 19 Qershor 2024, nga ora 10:00 deri më 17.00), pjesëmarrësit do të mund të thellojnë njohuritë e tyre nga profesorë italianë në lidhje me financimet, marketingun, paketimin, sigurinë ushqimore, inovacionin dhe mekanizimin në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.

Nisma realizohet nga Italian Trade Agency në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), Federunacoma – Federata Kombëtare e Prodhuesve të Makinerive Bujqësore, Kopshtarisë dhe Komponentëve, si dhe Anima – Confindustria e mekanikës.

Të interesuarit mund të regjistrohen duke plotësuar formularin në
linkun: https://forms.gle/uqpssyLnQFAkJswa7


 

Thirrje për projekte_Horizon Europe - EU mission "A Soil Deal for Europe"