Trajnim nga profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës mbi njohjen e bletarëve me teknikat e avancuara për prodhimin dhe vjeljen e qumështit të bletës si dhe përzgjedhjen e mbarështimin e mëmave me cilësi të lartë

Një tjetër trajnim u zhvillua nga profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës mbi njohjen e bletarëve me teknikat e avancuara për prodhimin dhe vjeljen e qumështit të bletës si dhe përzgjedhjen e mbarështimin e mëmave me cilësi të lartë.

Përgjatë dy ditëve profesorët, Prof. Dr. Lumturi Sena dhe Prof. Asoc. Dr. Manjola Kuliçi, realizuan demonstrime fushore lidhur me rritjen dhe seleksionimin e  mëmave të bletëve dhe teknikat për prodhimin dhe vjeljen e qumështit të bletës, më konkretisht:

-analizuan elementët esencialë, që ndikojnë për një rritje të suksesshme të mëmave,

-demonstruan metodën e shartimit me shkëputjen e larvave,

-këshilluan se për çdo shartim të zbatohet me përpikmëri kalendari i rritjes së mëmave.

Ditët fushore u zhvilluan pranë Bletarisë "Spaho" në Cërrik të Elbasanit, në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti "Fermat Lider".

Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Kompania Megatek s.a finalizuan nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi strategjik