Trajnim për vreshtarinë

Ditë fushore këshillimi për shërbimet në vreshtari në disa ferma vreshti nga profesorë të Universitetit Bujqësor të Tiranës në periudhën 19 – 21 Qershor 2024.

Fermerët u këshilluan mbi plehërimin plotësues në fazën e rritjes së kokrrës, ujitjen dhe ruajtjen e regjimit ujor në tokë, masat për vjeljen dhe orientime të tjera të vlefshme për shërbimet në vreshtari duke theksuar edhe procesin e pastrimit të barërave të këqija nëpërmjet punimeve dhe frezimeve.

*Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti ‘Fermat Lider’, ku pedagogët më me përvojë të Universitetit Bujqësor të Tiranës do të ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë teknologjitë bujqësore në 50 ferma që janë zgjedhur pëmes aplikimit nga e gjithë Shqipëria.

 

Kurs trajnimi “Hyrje në Sistemet e Informacionit Gjeografik” në kuadër të projektit- Ngritja e Qendrës Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës