Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Kompania Megatek s.a finalizuan nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi strategjik

Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Kompania Megatek s.a finalizuan nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi strategjik që synon të forcojë lidhjet midis arsimit dhe biznesit, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Administratori i Megatek, Z. Dionis Teqja shprehën entuziazmin e tyre për këtë bashkëpunim të ri, i cili do të sjellë mundësi praktike, internshipe, projekte kërkimore dhe inovacione, programe trajnimi dhe zhvillimi profesional për studentët dhe stafin e UBT-së, duke u mbështetur nga Megatek në përmirësimin e aftësive dhe njohurive të tyre në përputhje me kërkesat e tregut.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe një angazhim të përbashkët për të promovuar edukimin cilësor, kërkimin shkencor dhe zhvillimin profesional, duke krijuar një zinxhir të fortë midis arsimit, sektorit bujqësor dhe industrial në Shqipëri që të mund t’i bëjë ballë sfidave të së ardhmes.

Në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti “Fermat Lider” Padagoget e Departamentit të Akuakulturës në UBT ofrojnë këshillim për fermën e akuakulturës për prodhimin e troftës